Idhull, trajner dhe… tatuazh! Portieri përjetëson Maradonën!

0

Diego Armando Maradona është kthyer në një fenomen  në Meksikë. Argjentinasi drejton prej disa muajsh skuadrën e Dorados de Sinaloa, një ekip që militon në divizionin e dytë meksikan. Nën udhëheqjen e legjendës argjentinase, skuadra iu afrua shumë pranë ngjitjes në “Liga MX”, por gjithçka u “shkrumbua” në ndeshjen finale.

Gjithsesi,  aventura e Diegos në Meksikë dhe skuadra është mëse e gëzuar që bashkëpunimi me legjendën do të vazhdojë edhe për të paktën një viti. Lojtari më i afërt me Maradonën në skuadër është portieri argjentinas Gaspar Servio dhe këtë e themi mbështetur në prova, pasi së fundmi ka çuditur të gjithë me një tatuazh, ku ka përjetësuar portretin e Maradonës në trupin e tij.

Poshtë portretit të trajnerit është i vendosur mbishkrimi: “Besoj në Zot”. Me siguri ky është një rast i rrallë, pasi shanset që të gjendet një futbollist i dytë që të ketë tatuazh portretin e trajnerit janë shumë të pakta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.