Efekti domino, Lukaku i merr vendin dhe Runej kthehet në shtëpi

Merkatoja tashmë ka hyrë në fazat e saj të nxehta, sepse klubet po nisin të hedhin milionat për lojtarët që dëshirojnë në treg.

Dje sulmuesi Romelu Lukaku u transferua nga Evertoni te Mançester Junajtid për 75 milionë sterlina. Natyrisht, pjesë e planit të Junajtid dhe Evertonit ka qenë edhe Runej, i cili menjëherë është lënë i lirë nga Junajtid, që i ka bërë një dhuratë lojtarit, edhe pse duhet theksuar se ish-kapiteni i “Djajve të kuq” fitonte mbi 14 milionë sterlina në sezon dhe tani Junajtid i ka kursuer.

Wayne Rooney has returned to Everton

Uejn Runej është kthyer tek Evertoni, ku është prezantuar zyrtarisht sot. Bëhet fjalë për një kthim në shtëpi për sulmuesin 31-vjeçar, i cili është rritur tek Evertoni dhe në vitin 2004 u transferua tek Mançester Junajtid, për 27 milionë sterlina.

14 vite të shkëlqyer për Runejn në Mançester, me  393 ndeshje e 183 gola, por sezonet e fundit ishin një rënie konstante dhe sulmuesi ishte kthyer në një barrë për sulmin e “Djajve të kuq”.

Nga 1.2 milionë sterlina në muaj që merrte në Mançester, Runej tani do të marrë 600 mijë sterlina në muaj. Aspak keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *