Efekti domino i Nejmar, braziliani prish punë në Bavari

Bajerni i Mynihut është në kërkim të zëvendësuesve të Roben e Riberi. Prej kohësh një nga emrat më të lakuar në Bavari është Leroi Sane. 23-vjeçari nuk pranon të rinovojë e kështu e ardhmja e tij pritet të jetë larg Mançesterit.
Bajerni i Mynihut është në negociata e sipër për të sjellë yllin gjerman në “Allianz Arena”. Megjithëse bisedimet zgjasin prej një muaji, oferta bindëse për Sitin akoma nuk ka ardhur. E gjithë kjo bën që në garë për sulmuesin të hidhen francezët e PSG.

Nejmar është gati i larguar nga Parisi, me lojtarin që i ka vënë veton klubit. Madje nuk pranon as të paraqitet në stërvitje. Ikja e pashmangshme e 27-vjeçarit sjell futjen në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij. Leroi Sane flitet të jetë më i pëlqyeri, sipas medieve franceze.

Paratë që do vijnë nga shitja e Nejmar te Barcelona do të përdoren për të sjellë gjermanin e Sitit. Kështu, Parisi do të kishte muskuj shumë më të mëdha financiarë se Bajerni. E gjithë kjo sjell një problem të madh në Bavari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online