Edi Reja në Shkodër, zbulohen arsyet e vizitës së trajnerit italian

Detaje të reja janë zbuluar sa i takon vizitës së italianit Edi Reja në Shqipëri. Sipas asaj që raporton “RTV ORA”, ish-trajneri italian dhe një nga kandidatët e mundshëm për stolin e Shqipërisë, ka ardhur për të studiar nga afër tre futbollistë: Ardian Ismajli, Myrto Uzunin dhe Federik Veseli.

Ish-trajneri i Napolit dhe Lacios ka disa lidhje në Serie A dhe studioi këta futbollistë, në mënyrë që t’i transferojë në elitën e futbollit italian. Veseli aktualisht luan në Serie A, por Ismajli dhe Uzuni janë lojtarët që ka ndjekur më me shumë interes.

Sipas asaj që raportohet, Reja është impresionuar nga Uzuni dhe Ismajli, që mendohet se do t’iu bashkohen shqiptarëve të tjerë në kampionatin italian të futbollit. Mbetet për t’u parë sesi do të veprohet në merkaton e verës për dy futbollistët kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online