Zëvendësuesi i Xhekos, Roma piketon jashtë kontinentit

Edin Xheko mund të largohet nga Roma në fund të sezonit. Verdhekuqtë nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë filluar punën për gjetjen e një bomberi. Andrea Beloti është dëshira e madhe, por lojtari është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Torino.

Duvan Zapata është një tjetër emër që pëlqehet shumë, por do të jetë tepër e vështirë për t’ia marrë Atalantës nga duart. Nëse Roma vendos t’i besojë stolin Gasperinit të Atalantës, atëherë rriten shanset që kolumbiani të zbarkojë në Romë bashkë me trajnerin.

Emri i fundit që po qarkullon është Dario Benedeto. Frederik Masara, drejtori sportiv i Romës, është takuar ditën e djeshme me Nikolas Burdison, menaxherin e Boka Zhuniors. Palët kanë diskutuar për rikthimin e Perotit në Buenos Aires dhe transferimin e Benedetos në kryeqytetin italian.

Vlera e kartonit të 28-vjeçarit me origjinë italiane është rreth 10 milionë euro, ndërsa ky mund të jetë momenti i duhur për të për të provuar emocionet dhe matur forcat me futbollin europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online