E kryer, Roma-Fiorentina gjejnë akord për shkëmbimin

Patrik Shik erdhi te Roma si një prej shpërthimeve të Serie A, por nuk paska qenë e shkruar që çeku të rezultojë i suksesshem në kryeqytet. Ai pritet të largohet këtë verë, me Leverkusen dhe Dortmund që kërkojnë shërbimet e tij.

Një tjetër skuadër është shtuar në listën e mundësive të 23-vjeccarit. Ai mund të mbetet në Itali, duke kaluar te Fiorentina. Ky propozim nuk është iniciuar nga ekipi viol, por nga vetë Roma. Verdhekuqtë kërkojnë me patjetër një qendërmbrojtës, por objektivat e deritanishëm kanë dështuar të arrihen.

Këtë herë ata kërkojnë një shkëmbim kokë më kokë mes Patrik Shik dhe German Pezela. Mbrojtësi ka treguar një nivel shumë të mirë me Fiorentinën dhe me Argjentinën në Kupën e Amerikës. Nga ky shkëmbim të dy ekipet do të dilnin të fituara sepse do të plotësonin nevojat e tyre. Marrëveshja është mjaft pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online