Nuk ka më dilema, Frashëri njofton ndarjen me Kukësin

Po flitej prej ditësh për një largim të Stivi Frashërit nga skuadra e Kukësit dhe tashmë nuk ka më dilema. Numri një i portës verilindore e ka mbyllur me nënkampionët dhe zërat në merkato e çojnë te Teuta, pasi ka pasur dhe disa negociata me drejtuesit e “Djemve të Detit”.

Frashëri iu ka komunikuar shokëve të skuadrës largimin e tij nga Kukësi, skuadër me të cilën i ka mbaruar kontrata. Flitej dhe për një rinovim të Frashërit, por dyja palët vendosën të mos e vazhdonin bashkëpunimin.

28-vjeçari ka luajtur 2 sezone me Kukësin në Superiore, ku është aktivizuar në 41 ndeshje. Ndërsa në Kupën e Shqipërisë, gardiani numëron 14 ndeshje me fanellën e verilindorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online