Gjatë viteve të fundit, David De Gea, ka qenë disa herë afër largimit nga “Djajtë e Kuq”. Gardiani ka pasur gjithmonë dëshirë të kthehet në atdhe, dhe farë mirë mund t’ia kishte dalë, po të mos ishte për një minutë vonesë në sistemin e transferimeve tri vite më parë.
Gjithsesi te Junajtid e kanë harruar atë histori dhe janë gati për t’i rinovuar kontratën që mbaron në fund të këtij sezoni. Ka qenë vetë trajneri Zhoze Murinjo, i cili u ka konfirmuar gazetarëve këtë gjë në konferencën për shtyp para transfertës ndaj Brajtonin.
“Kam në skuadër portierin më të mirë në botë. Për ne De Gea nuk ka asnjë lloj vlere në treg, pasi ai është i pashitshëm. Së shpejti do të vijë dhe firma për rinovimin. Gjithçka me të është perfekte. Atij i pëlqen qyteti, jetesa këtu dhe e dashuron klubin”, tha tekniku portugez.