Zinedin Zidane do të rikthehet në krye të bankinës së Real Madrid më pak se një vit nga dorëheqja nga ky post. Në orët në vazhdim pritet që klubi madrilen të dalë me një komunikatë zyrtare ku do të lajmërohet shkarkimi i Solarit dhe marrëveshja me teknikun francez.
Lajmi është bërë publikuar nga gazetari i medies spanjolle “La Sexta”, më konkretisht nga gazetari i njohur Hoze Pedrerol, i cili është dhe një mik i ngushtë i presidenti të “Los Blancos”, Florentino Perez.
Vendimi do të marrë formë zyrtare pas mbledhjes së kryesisë së Real Madrid ditën e sotme në orën 6 të pasdites.
#ÚLTIMAHORA | Exclusiva Jugones: Zinedine Zidane volverá a ser el entrenador del Real Madrid https://t.co/V6BkOKzUN6
— laSexta Noticias (@sextaNoticias) March 11, 2019