Disa javë më parë Kilian Mbape i shtangu të gjithë, teksa në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të Ligue 1, në deklaratën e bërë la të kuptohej që një largim nga PSG-ja edhe mund të ndodhte këtë verë.
Tashmë nga Spanja duket e bëjnë të sigurt diçka të tillë, ku “Cardena Ser” raporton se është babai i ylli francez, Uilfred Mbape, i cili ka zbuluar se te PSG, djali i tij nuk është i lumtur dhe se nuk gëzon raporte të mira me trajnerin Tuhel apo me ndonjë nga lojtarët.
? Wilfred, padre y agente de Kylian, se reunió en Zúrich
? Quiere salir del Paris Saint-Germainhttps://t.co/seKIGD5XH3— AS (@diarioas) June 5, 2019
Sipas babait të sulmuesit, në ekipin parizien, lojtarët janë ndarë në grupe, ku francezët qëndrojnë të ndarë nga brazilianët dhe se nuk kanë marrëdhënie fort të mira me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, Kilian Mbape, duket se kërkon largimin.
Reali qëndron pas dere dhe në ditët në vijim nuk përjashtohet ndonjë ofertë e madrilenëve. Gjithsesi, avantazhi i PSG-së është kontrata e Mbapes, që është e vlefshme deri në vitin 2023.