E ardhmja e Valverdes dhe zërat për Nejmarin, Bartomeu vë pikat mbi “i”

Josep Maria Bartomeu është prej vitit 2014 president i Barcelonës. Numri një i klubit katalanas, ka dhënë një intervistë së fundmi për mediat spanjolle, teksa ka folur për çështjen e shumëpërfolur të Nejmar.

Mediat pak kohë më parë, raportonin se braziliani dhe i ati i tij kishin komunikuar me Bartomeun dhe se një kthim i mundshëm në Katalonjë për Nejmar ishte i mundshëm. Gjithsesi, ka qenë vetë presidenti, i cili ka mohuar diçka të tillë, duke zbuluar se kurrë nuk ka folur me Nejmar apo me të atij, që pas shitjes së brazilianit.

NEJMAR – “Kurrë nuk më ka telefonuar. As Nejmar, as i ati. E pranoj që mund të mos i ketë pëlqyer që e shitëm, por me paratë që siguruam nga shitja e tij, morëm dy lojtarë të mëdhenj si Dembele dhe Kutinjo”.

VALVERDE – “Është një trajner shumë i mirë. Këtë sezon e shoh shumë të relaksuar. Do të dëshiroja që të vazhdonte të ishte pjesë e jona edhe në rast se nuk do të arrijë të fitojë titull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online