Milionat gati, Mançester Junajtid veçon dëshirat e merkatos

Mançester Junajtid është gati të hapë “thesin” për një mbrojtës qendror të klasit botëror. Drejtuesit fillimisht duhet të ndajnë mendjen se cili është ai që do të kënaqte dëshirat e stafit teknik. Emrat që kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumtë.

Njëri prej tyre është Kalidu Kulibali i Napolit, kurse tjetri Rafael Varan. Gjetja e partnerit të Viktor Linfelof është objektiv parësor për drejtuesit. Mbrojtja duhet përforcuar dhe kjo duhet të ndodhë që në merkaton e verës. Deri më tani në qendër të mbrojtjes janë aktivizuar Kris Smalling, Fil Xhons dhe Erik Baili.

DËSHIRAT – Kalid Kulibali është tentuar edhe në të shkuarën, por Napoli i ka refuzuar ofertat. Senegalezi ka oferta të shumta dhe italianët nuk heqin dorë prej tij pa u paguar 90 milionë sterlina. Futbollisti 27-vjeçar nga ana tjetër e ka shprehur hapur dëshirën për të mbetur pjesë e ekipit italian.

Rafael Varan ka qenë një dëshirë e Murinjos, madje pati fjalë të shumta për një kalim te Mançesteri që këtë janar për shumën e 100 milionë sterlinave. Ues Broun, ish-lojtari i “Djajve të Kuq”, e ka thënë hapur se francezi është mbrojtësi i ëndrrave, edhe pse kushton shumë. Real Madridi nuk është nga ato klube që shet kollaj.

Tobi Alderuejreld mund të kthehet sërish në opsion për Junajtid. Më parë bordi i klubit ka dalë kundër kësaj lëvizjeje. Klauzola në kontratën me Totenhemin është vetëm 25 milionë euro. Ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me londinezët.

Herri Meguair ka rinovuar me Lester deri në vitin 2023, por Junajtid mund ta joshë atë duke i ofruar dyfishin e pagës. “Dhelprat” nga ana tjetër duan 60 milionë sterlina për mbrojtësin e kombëtares angleze. Solksjaer e vlerëson shumë mbrojtësin.

Sytë janë edhe nga Italia, ku Milan Shkrinjar është ai që pëlqehet më së shumti. Gjithsesi Interi nuk duket gati të negociojë për shitjen e mbrojtësit 23-vjeçar. Emri tjetër që përmendet është ai i kapitenit të Milanit, Alesio Romanjoli. Kuqezinjtë po e ndërtojnë ekipin rreth tij dhe të rinjve të tjerë dhe largimi i kapitenit do të ishte diçka që nuk do të kapërdihej nga tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online