Juventusi siguroi pasditen e djeshme titullin në Serie A, triumf që ndodh për herën e tetë radhazi. Pas ndeshjes me Fiorentinën, drejtori Paratiçi foli për “Dazn” ku u pyet edhe për të ardhmen e Dibalas dhe objektivin e merkatos Kieza.
KIEZA – “Sot nuk është një ditë për të folur për të ardhmen, kemi kohë për të folur për të. Kieza? Është lojtar i mirë dhe një objektiv, por nuk kisha nevojë ta shihje atë sot pasi i dimë cilësitë e tij.”
DIBALA – “Është një lojtar i Juventusit dhe do të mbetet i tillë.”