Lacio është në kërkim të një sulmuesi dhe Igli Tare ka nisur me kohë punën për të përforcuar këtë repart te ekipi lacial. Drejtori shqiptar ka hedhur sytë nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe goleadori i Bazelit, Albian Ajeti.
Të dy futbollistët shqiptarë kanë bërë sezone të shkëlqyera dhe janë në radarin e disa skuadrave me emër, përfshirë këtu dhe Lacion. Objektivi kryesor i lacialëve mbetet Uesli, sulmuesi i Klub Bryzh, por në rast se nuk arrihet te firma e tij, do të nisin bisedimet me dy sulmuesit shqiptar.
Për Muriqin, interesimi nuk ka munguar që kur është hapur merkato, me shumë skuadra të mëdha turke që kërkojnë shërbimet e tij. Ndërsa për Ajetin, ka pasur interes nga kampionati holandez, por bomberi ka vendosur të qëndrojë te Bazeli deri më tani.