VIDEO | “Tyson Fury Show”, boksieri anglez i mahnit të gjithë në Las Vegas

Debutimi i Tyson Fury-t në Las Vegas nuk kishte si të shkonte më mirë. Spektakli filloi gjatë momentit të ecjes drejt ringut. Boksieri anglez i veshur me një kostum të frymëzuar nga personazhi Apollo Creed i filmave Rocky elektrizoi të pranishmit në “MGM Grand Arena”.

Në ndryshim nga bashkëkombësit të tij Anthony Joshua, Fury nuk la vend për surpriza. Gjigantit anglez i mjaftuan dy raunde për të mundur gjermanin e pamposhtur Tom Schwarz. Edhe pse dueli zgjati pesë minuta, aq mjaftuan që Fury të tregonte të gjithë arsenalin e tij. Shpejtësi, forcë, lëvizshmëri, përdorim i të dy duarve dhe reflekse mbrojtëse të shkëlqyera.

https://www.youtube.com/watch?v=RIB5nVs4Se8

Në përfundim 30-vjeçari tregoi aftësitë mbresëlënëse në këndim duke i kënduar gruas së tij këngën e Aerosmith “I don’t want to miss a thing” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online