Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi foli pas ndeshjes me Kastriotin. Për “Supersport”, në emisionin “Gol pas Goli”, timonieri i skuadrës korçare ishte dukshëm i zhgënjyer, pasi skuadra e tij nuk fiton prej 7 ndeshjesh, dhe ka plot 6 humbje radhazi.
PROBLEMET PARA NDESHJES – “Nuk doja të dilja në intervistë, por për respekt të medias dhe tifozëve dola. Nuk kisha për të dalë dhe nuk dua të flas për takimin”.
PROBLEMET NË FUSHË – “Klubi mund të dalë më vonë në prononcim. Për momentin nuk kam çfarë të them”,- u shpreh shkurtimisht numri një i korçarëve”.
Sipas asaj që ka raportuar gazetari i Supersport, Elvis Rexha, tekniku i korçarëve ishte i mërzitur edhe nga gjykimi i Juxhin Xhajës, i jo vetëm për vendimet e tij në fushën e blertë, por edhe për faktin se ka toleruar ofendimet e tifozëve, duke mos e ndalur në asnjë moment lojën për të tërhequr vëmendjen për tifozët nga kapiteni i skuadrës.