Do të ekzistojë skuadra e Vorës? Trajneri Maho: Unë e kam mbyllur!

Në vitin e saj të parë në Kategorinë e Parë, skuadra e Vorës tregoi se ishte vetëm një debutuese, pa asnjë vlerë tjetër në këtë kategori. Brenda një edicioni, skuadra vorake pësoi vetëm rënie, edhe pse në gjysmën e dytë bëri përforcime duke ndryshuar tërësisht skuadrën dhe pankinën. Trajneri që e mori drejtimin në merkaton e dimrit, Rezart Maho, për Sportekspres.com deklaron se tashmë nuk e di se çfarë ndodh me këtë skuadër.

“Nuk e di se çfarë ndodh me skuadrën, nëse ekziston apo jo, sepse unë menjëherë pas ndeshjes së fundit me Ilirinë më 19 maj, i jam përkushtuar problemeve në familjen time. Për mua, ishte një eksperiencë për ta vlerësuar, por nuk mund të bëja më shumë me atë situatë që ishte krijuar në renditje. Duke i zhvilluar të gjitha ndeshjet jashtë fushës sonë, kaq mendoj se ishte maksimumi”, kështu deklaroi tekniku Maho për situatën e tij pas mbylljes së kampionatit.

Tashmë ai e quan të mbyllur këtë eksperiencë edhe zyrtarisht, pasi kontrata e tij është mbyllur me përfundimin e sezonit. “Unë deri në mbylljen e sezonit e kisha kontratën me Vorën, e tashmë ajo ka përfunduar. Uroj që të mos shuhet si skuadër, sepse Kategoria e Dytë nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme për të. Por, kjo skuadër kërkon një organizim e menaxhim më profesional, është gjeografikisht afër Tiranës dhe ka shumë mundësi të ngrihet”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online