“Do gënjeja po ta thoja këtë për Alegrin, por mos u habisni nëse rikthehet!”

Juventusi pati një sezon deri diku zhgënjyes, pasi bardhezinjtë kishin projektuar një ekip për të fituar Championsin, kompeticion ku u eleminuan në çerekfinale nga Ajaksi. Gjithsesi, “Zonja e vjetër” nuk doli duarbosh, pasi fitoi titullin e tetë radhazi në Serie A.

Trajneri Masimiliano Alegri pak kohë më parë zyrtarizoi largimin e tij në fund të sezonit dhe trajneri i ri ende nuk është bërë me dije. Lidhur me këto tema, ka folur së fundmi në “Sky Sport” kapiteni Xhorxho Kielini.

Ky i fundit ka deklaruar se largimin e Alegrit e priste, pasi tashmë kupton shumë gjëra, kjo edhe për shkak të eksperiencës që ka. Gjithashtu, mbrojtësi shtoi se emrin e trajnerit të ri po e pret shumë qetësisht dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe tifozët. Në fund një koment edhe për Andra Barzalin.

LARGIMI I ALEGRIT – “Nëse lamtumira e Alegrit më suprizoi? Pas 15 vitesh që jam këtu, nuk mund të them që nuk e prisja. Do të ishte një gënjeshtër. Heshtja dhe disa sjellje të caktuara mund të kuptohen, tashmë kam eksperiencë. Alegri është një person special, i cili u duartrokit dhe u falënderua të dielën si nga tifozët ashtu edhe nga presidenti. Ai bëri histori me Juven dhe nuk do të ishte suprizë nëse do e shihnit përsëri të rikthehej një ditë.”

TRAJNERI I RI – “Një gjë është e sigurt, Juventusi do vazhdojë të fitojë. Ka njerëz që e dinë më mirë se unë se kë trajner duhet të marrim. Jam i qetë dhe kështu duhet të jenë edhe tifozët. Këto ditë nuk kam lecuar asgjë dhe nuk di asgjë. Jam në stërvitje, sepse kemi ndeshje të dielën dhe dua të jem në formë edhe për ekipin kombëtar. Më pas do të zbulojmë edhe trajnerin e ri qetësisht. Thjesht dua të them që duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe Juventusi do të vazhdojë ta bëjë diçka të tillë, pasi është në ADN-në e këtij klubi. Kjo gjë do të ndodhë me çdo lojtar apo trajner që do të vijë këtu.

BARZALI – “Ky ishte viti im i parë si kapiten dhe kisha nderin ta ndaja këtë kampionat me Barzalin. Është një person i qetë, por shumë i rëndësishëm për grupin. Mori lamtumirën që meritonte dhe jam i bindur që do të vazhdojë të jetë një person i rëndësishëm për Juventusin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online