Ditë miqësoresh, Kukësi e Kastrioti në fushë

Kukësi dhe Kastrioti e kanë shfrytëzuar pushimin e kampionatit për të zhvilluar edhe nga një ndeshje miqësore, pasi është e nevojshme të ruhet ritmi i garës. Verilindorët rikthehet në shtëpi dhe në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të përballen me Lirinë e Prizrenit prej orës 14:00.

Bardhezinjtë që garojnë në IPKO Superliga luftojnë për mbijetesë në Kosovë dhe futbollistët e atij ekipi do tentojnë të tregojnë vlerat e tyre. Ka edhe disa lojtarë që në të shkuarën kanë luajtur në Superiore, si Aldo Mitraj. Ky i fundit do ketë përballë Armando Cungun, ish-trajnerin e tij te Laçi.

Kastrioti ndërkohë ka zgjedhur të mos bëjë kilometra. Në stadiumin e vet në Krujë do të përballet me Ilirinë. Një derbi që nis prej orës 14:30 dhe trajneri Nica do kërkojë të shohë gjendjen e skuadrës së tij para takimit me Laçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *