Disiplina vendos: Partizani pa tifozë, pezullohet Batha

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe Partizani e ka pësuar pas problemeve që kishte në ndeshjen me Skënderbeun. Të kuqtë do të luajnë dy ndeshje pa tifozëve, ndërkohë që ka pasur gjobë edhe për korçarët.

Nuk janë kursyer as Tirana me Flamurtarin, që janë gjobitur nga Disiplina. Një tjetër dënim i dhënë është ai për mesfushorin Idriz Batha. Ky i fundit, në bazë të pamjeve filmike, e ka pësuar dhe do të mungojë në ndeshjen me Kukësin.

VENDIMET E DISIPLINËS
-KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse.

-KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

– KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

– “Flamurtari FC”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

-Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b te KDS, dënohet me një ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online