VIDEO | Kukësi përmbys Kastriotin, por vuan pafund

Kukësi rikthehet tek fitorja, duke përmbysur Kastriotin 1-2 në fushën e këtyre të fundit, por ka qenë një ndeshje mjaft e vuajtur për Kukësin. U deshën golat e Shametit dhe Uilliam Kordeiros për të shpëtuar kuksianët nga turpi, pasi vinin nga dy humbje radhazi.

Kastrioti i vendit të fundit luajti si i barabartë me nënkampionët në fuqi, madje me pak kujdes mund ta kishte fituar ndeshjen, pasi shpërdori një 11-metërsh, por goditi edhe shtyllën. Ishte Roxher ai që kaloi të tijtë një avantazh, duke shfrytëzuar maksimalisht pakujdesinë e kuksianëve në prapavijë. Duhet theksuar se Roxher është një lojtar i Kukësit, por i huazuar tek krutanët.

Kukësi nisi që të mendonte për sulmin, por la shumë hapësira pas. Në fraksionin e dytë, vendasit fituan të drejtën për një 11-metërsh. Roxher, mori përsipër ekzekutimin, por u ndal nga Frashërit, i cili ishte dhe shkaktari i penalltisë, pasi ndali brenda zone në mënyrë të parregullt. Nga një rast i mirë për krutanët, tek goli për miqtë. U desh një gol i kapitenit Ylli Shameti që Kukësi të niste kthesën. Gjirokastriti shënoi golin e dytë sezonal, por me një vlerë jashtëzakonisht të madhe.

Kastrioti nuk hoqi dorë, madje goditi shtyllën me Roxherin, por nuk mundi që të shmangë humbjen, pasi një pakujdesi në prapavijë i krijoi mundësi Uilliam Kordeiros që të shënote dhe golin e fitores. Dy mbrojtës shpëtojnë Kukësin, pasi duhet thënë se braziliani, ndonëse luan si një anësor i majtë është një mbrojtës i djathtë.

Kastrioti mbete në fund të renditjes, ndërsa Kukësi rikthehet tek fitoret dhe tani e sheh Partizanin vetëm 3 pikë larg, por me kryeqytetasit që do të zbresin në fushë nesër.

 

Kategoria Superiore – Java 9
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI 1-1 KUKËSI
SHËNUES: Roxher 21’/ Shameti 55′

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu, Mziu, Okebugu, Roxher (Preston 77′), Bardhi, Marku (Lila 69′). Trajner: Elvis Plori. Të gatshëm: Puja, Gallego, Vatnikaj.  
Kukësi:
Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku (Zguro 66′), Çyrbja (Ethemi 46′), Shafik Tigruxha, Limaj (Dzaria 46′), Shkodra, Uilliam, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu. Të gatshëm: Maloku, Shpehar, Qaqi.
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rudin Preça, Paulin Simoni, Klodian Shahini
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Plarent Kotherja
Kartonë të verdhë: Mziu 3′ / Çyrbja 3′, Dzaria 58′

DIREKT
GOOOL 84′ – Kordeiro arrin të gjejë golin pas një goditje me të djathtën, pas një topi të gjatë dhe një  mosmarrveshje të mbrojtjes vendase.

GOOOL 55′ – Shameti bëhet hero, duke gjetur golin e barazimit pas një goditje me kokë.

53′ – Frashëri ndal në mënyrë të parregullt një prej sulmuesve vendas dhe Kola akordon 11-metërsh. Roxher nuk u tragua i saktë, pasi Frashëri i mohoi golin.

GOOOL 21’ – Bardhi bën gjithçka mirë nga e majta, më pas Roxher i harruar nga mbrojtja nuk e ka të vështirë që të shënojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *