Çelsi i ngrin buzëqeshjen në fund Murinjos

Gola dhe spektakël në sfidën midis Çelsit dhe Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” ishin shumë afër marrjes së fitores në “Stamford Bridge”, por goli i mesfushorit Barklei në minutën e gjashtë shtesë i hoqi tre pikët nga duart ekipit të Murinjos. Gjermani Rudiger kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, ndërsa dygolëshi i Antoni Marsial ktheu rezultatin. Në fund vendosi Barklei, i cili i dhuroi një pikë të rëndësishme ekipit të tij, që vazhdon të mos provojë shijen e humbjes në këtë sezon.

Ndeshja nisi e shpejtë me vendasit që gjetën golin në minutën e 21. Braziliani Uillian krosoi nga goditja e këndit dhe Rudiger, i harruar në zonë, kërceu bukur duke shënuar me kokë. Në stadium shpërtheu festa, ndërsa pjesa e parë nuk dhuroi gola të tjerë.

Pjesa e dytë foli për miqtë, të cilët barazuan rezultatin në minutën e 55-të. Pas një aksioni të gjatë, Marsial goditi brenda zonës, duke barazuar shifrat. Francezi ishte i papërmbajtshëm, duke gjetur golin e dytë personal në minutën e 73-të. Rashford pasoi një top të bukur për Marsial, i cili lëshoi një goditje të bukur me të djathtën, duke kaluar Junajtid në avantazh.

Çelsi nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe u hodh i gjithi në sulm. Vnedasit arritën të barazonin ndeshjen në sekondat e fundit të gjashtë minutave shtesë. Barklei u gjend në vendin e duhur, pas një aksioni të gjatë të Çelsit dhe barazoi ndeshjen me golin e shënuar.

Kjo pikë i ngjit djemtë e Sarrit në vendin e parë për momentin në kuotën e 21 pikëve, me një pikë më shumë se Mançester Siti dhe Liverpuli, ndërsa Junajtid mbetet në vendin e tetë, në kuotën e 14 pikëve.

Çelsi – Mançester Junajtid 2-2
(Rudiger 21’, Barklei 96′ / Marsial 55’, 73’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online