Bie Laçi, Teuta nuk përmbahet

Teuta arriti një fitore shumë të rëndësishme, duke triumfuar përballë Laçit me rezultatin 0-3. Ndeshja zhvillohej në Elbasan Arena, si pasojë e punimeve që po bëhen në stadiumin e kurbinasve. Latif me anë të një dygolëshi dhe Progni ishin autorët e golave të Teutës, ndërsa Laçi provoi disfatën e parë në këtë sezon.

Bardhezinjtë nuk humbisnin në kampionat që nga prilli i sezonit të kaluar, me Teutën që fitoi me një rezultat të pastër. Ndeshja nisi keq që në fillim për ekipin e Mërgjyshit. Redon Xhixha kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj Kallakut dhe Enea Jorgji e ndëshkoi me të kuqe. Ishte minuta e tretë e ndeshjes, por arbitri ishte i prerë në vendimin e tij.

Malore për Laçin, që pëson golin shumë shpejt. Latif shfrytëzoi një krosim të Ndrecës dhe mposhti Selmanin. “Vendasit” tentuan të reagonin, por Gerhard Progni shënoi golin e dytë në minutën e 25-të, duke vulosur ndeshjen. Djemtë e Shkëmbit u treguan të duruar, ndikuar dhe nga fakti që ishin me një lojtar më shumë pothuajse përgjatë gjithë ndeshjes. Ndëshkimi i Xhixhës dhe pësimi i dy golave të shpejtë tronditi laçianët, pavarësisht se ekipi nuk u dorëzua.

Bojan Najdenov kishte mundësi të rihapte takimin, por goditja e dënimit e maqedonasit përfundoi në shtyllë. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa e dyta nisi me dëshirën e Laçit për të tentuar rihapjen e ndeshjes. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Teuta goditi sërish. Latif shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për bregdetarët, duke vulosur përfundimisht ndeshjen. Ganezi ngjitet në kuotën e shtatë golave pas fazës së parë dhe kryeson renditjen e golashënuesve. Fitorja e dytë rresht për Teutën, që tashmë ngjitet në kuotën e 14 pikëve, ndërsa bardhezinjtë zbresin në vendin e katërt me 16 pikë.

Kategoria Superiore – Java 9
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

LAÇI 0-3 TEUTA
SHËNUES: Latfi 17′, 72′, Progni 25′

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro (Smaçi 56′), Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 46′), Najdenov, Lushkja (Bushi 70′), Xhixha, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi. Të gatshëm: Hasanbelli, Berisha, Deliu, Altiparmakovski.
Teuta: Hidi, Beqja, Bicaj, Shkalla, Ndreca (Gjorgievski 46′), Avdyli (Gashi 55′), Osmani, Kallaku, Progni, Traore, Latif (Vecaj 77′). Trajner: Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Çeleski, Kruja, Kamara, Vila.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi; Arbitra linje: Juxhin Xhaja; Kridens Meta.  Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj
Kartonë të verdhë: Hidi 29′, Ndreca 45′, Gjorgievski 61′
Karton i kuq:
Xhixha 3′

GOOOL 72′ – Progni bën gjithçka mirë nga e djathta dhe më pas pason për Latif, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë.

33’ – Teuta me shumë fat, pasi Najdenov ekzekuton një goditje dënimi, topi përplaset në shtyllë dhe shkon në duart e portierit durrsak.
GOOOL 25′ – Latif hedh një top pa shpinës së mbrojte kurbinase dhe Progni me kokë nuk fal, duke shëunar golin e dytë.
GOOOL 17’ –  Pas harkimit nga Ndreca, Latif godet fluturimthi, duke mos i dhënë mundësi reagimi Slemanit dhe duke gjetur golin e avantazhit.

9′ – Pas një harkimi nga e djathta, Shtubina provon nga brenda zone, por nuk gjen dot kuadratin.
2′ – Xhixha bë një ndërhyrje të ashpër ndaj Kallakut dhe ena Jorgji nuk ja kursen kartonin e kuq. Laçi me 10 lojtarë kur janë luajtur vetëm 2 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online