Po luhen pjesët e dyta…
PJESËT E PARA – Tirana është i vetmi ekip që e mbylli në avantazh, teksa 45 minutat e para në Fushë-Krujë me Kastriotin u mbyllën me rezultatin 1-2. Vendasit ishin ata që realizuan të parët me anë të Bardhit, i cili realizoi në portën e ish-skuadrës së tij.
Nuk festoi, por më pas iu desh të mërzitej, pasi një top i gjuajtja nga Greca shkoi në rrjetë pas devijimit të Stijepoviç. Më pas ishte Blazhevski ai i cili kaloi në epërsi Tiranën dhe në stolin e bardhebluve pati festë.
Në Laç nuk pati gola, por të dyja ekipet u munduan ta gjejnë rrugën e rrjetës. Rasti më i mirë u regjistrua në fund të pjesës së parë, kur Shtubina pak metra me portën goditi tranversën. Shkodrani edhe më parë iu afrua golit.
Najdenov me kokë dhe Jonuzi në dy raste nga distanca kërkuan të befasojnë Koliçin, por pa sukses. Në anën tjetër Flamurtari me Beqajn gjeti rrjetën e jashtme, kurse Batha me roveshatë ishte i pasaktë. Njëjtë edhe në tentatovën e Mustës, i cili goditi fort nga jashtë zone dhe nuk gjeti kuadratin.
Luftëtari në Gjirokastër u shfaq kërkues ndaj Kamzës, por miqtë këtë herë tregohen racionalë dhe luajnë më të tërhequr. Pak hapësira për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani, që provojnë të shënojnë me goditje nga distanca.
Provojnë Ymeraj, Milosavljev, Rapo dhe Rapa. Asnjë prej tyre nuk tregohet i saktë. Edhe Shkurtaj në një moment kërkoi kuadratin, por gjeti portierin Avdyli. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër
LUFTËTARI – KAMZA 1-0
Shënues: Rapo 66′
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapa, Rapo, Hyseni (Radoviç 60′), Miloslavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Orelesi, Malaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 71′), Krasniqi (Fejzaj 54′), Fukui. Trajner: Klodian Duro.
Gjyqtarë: Andi Koci, Astrit Mahmuti, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri.
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Pajtim Aliko.
Kartonë të verdhë: Liçaj 34′, Rapo 39′ / Malaj 41′
Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
KASTRIOTI – TIRANA 2-3
Shënues: Bardhi 29′, H. Marku 81′ / Stijepoviç 34′ (aut.)’, Blazhevski 37′, 74′
Kastrioti: Puja, Domgjoni, Çela, Stijepoviç, Husein, Mziu (Ymeraj 46′), Shehu, Okebugu (Çutra 75′), Roxher (H.Marku 75′), Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori.
Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Atingah, Imami, Karabeci, Daja, Greca, Kobinah (Oduamadi 62′), Blazhevski, Ngo (Mauexhe 72′). Trajner: Ze Maria.
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Maringlen Llukmani, Olsid Ferataj.
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj
Kartonë të verdhë: Shehu 58′ / Blazhevski 38′, Turtulli 45′
Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Laçi”, Laç
LAÇI – FLAMURTARI 1-0
Shënues: Gjoni 59′
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 71′), Najdenov (Smaçi 89′), Lushkja, Shtubina, Xhixha (Altiparmakovski 85′). Trajneri: Artan Mërgjyshi.
Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Deliaj, Pollozhani, Musta (Kotobelli 88′), Useini, Beqaj (Ribaj 62′), Hyseni (Alvesh 71′), Batha, Bushiç, Torasa. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Eldorjan Hamiti.
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi
Kartonë të verdhë: Xhixha 51′, Jonuzi 60′, Najdenov 69′, Lushkja 81′, Toro 90′
Prej orës 13:45 po luhen tre ndeshje të Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Tirana është ekipi që ka pësuar disa ndryshime pas derbit, teksa është rikthyer kapiteni Erando Karabeci nga minuta e parë.
Gjithashtu edhe Ngo, Atinga e Imami janë përzgjedhur në formacion. Plori, gjithashtu ka bërë ndryshime pas humbjes 4-0 me Flamurtarin një javë më parë. Në Laç vendasit rikthejnë Najdenov dhe Altiparmakovski është ai që do ta nisë nga stoli. Flamurtari ndërkohë ka zhvendosur në mbrojtje Deliajn.
Kamza nuk ka Plakun, Beqirin dhe Roloviç. Zisi dhe Jetmir Krasniqi luajnë nga minuta e parë në formacionin e Klodian Duros. Te Luftëtari Radoviç e ka pësuar, Hyseni ka marrë një fanellë titullari në qendër të mesfushës.