Devolli sfidon hapur Tiranën

0

Bledar Devolli ka luajtur për tri sezone me skuadrën e Tiranës, ndërsa përgjatë karrierës së tij të gjatë në superiore gjirokastriti është ndeshur me dhjetra herë me bardheblutë, por si trajner takimi i së shtunës në Selman Stërmasi do të vërë për herë të parë kundër 24-herë kampionëve në rolin e trajnerit.

Një ndeshje që përveç faktorit “ish”, për Devollin është e para dhe si trajner në kategorinë Superiore, pas eksperiencave në kategorinë e parë dhe në futbollin kosovar. Në daljen e parë për shtyp, Devolli theksoi se ishte shumë i kënaqur nga kontingjenti i lojtarëve që i kanë mundësuar drejtuesit e skuadrës.

Devolli e konsideroi takimin ndaj Tiranës si një ndeshje si të gjithë të tjerat, pasi Kamzën këtë sezon nuk do të ketë kundërshtar të lehtë, por pavarësisht kësaj ai motivon të tijtë duke thënë se skuadra e tij do të futet gjithmonë në fushë për të marrë tri pikët.
Ndërkohë, një tjetër protagonist i takimit do të jetë dhe qendërmbrojtësi Olsi Teqja, i cili ka luajtur për dy sezone me kryeqytetasit. Teqja theksoi se ka besim te ekipi i tij i ri dhe se atmosfera e grupit është mjaft e mirë dhe se me punë djemtë do të përpiqen ta çojnë Kamzën sa më lart në renditje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.