Derbi i Londrës, Sarri “blindon” Hazardin: Mezi pres të zbres në “Stamford Bridge”

Çelsi pret Arsenalin nesër me Mauricio Sarrin, i cili do të debutojë para tifozëve të tij. Italiani është gati për derbin londinez dhe mezi pret të zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin e Çelsit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Sarri flet dhe për Moratën dhe Hazard dhe trajnerin kundërshtar.

“Mezi po pres ditën e nesërme: debutimin në “Stamford Bridge” dhe direkt ndeshje derbi. Unai Emeri është një trajner shumë i mirë dhe mendoj që Arsenali do të jetë në gjendje të konkurrojë për një post në Champions.

Morata? Nuk jam i preokupuar për të. Ai është një futbollist i madh dhe ka nevojë vetëm të fitojë besimin në vetvete. Kovaçiç duhet të punojë gjithashtu dhe nuk është gati për të qenë pjesë e formacionit, por unë besoj shumë tek Mateo.

Sa i përket Hazardit, ka 10 ditë rresht që bisedoj me të dhe kurrë nuk më ka përmendur që dëshiron të largohet. Jam i sigurtë që Eden do të vazhdojë të luajë me në ketë sezon”, përfundon italiani i pankinës së “Bluve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online