Akuza të forta nga Tebas: PSG, Juve dhe Inter po “drogojnë” merkaton

0

Akuza të rënda për PSG dhe dy klubet italiane: Juventus dhe Inter. Havier Tebas, presidenti i Ligës spanjolle të futbollit ka sulmuar tri ekipet në fjalë për merkaton e tyre. Ndoshta kalimi i Ronaldos tek bardhezinjtë torinezë, por edhe insistimi i Interit për shërbimet e Luka Modriç, kanë trazuar ambientin në futbollin spanjoll.

“Pyetja që duhet të bëjmë është se si është e mundur që ekzistojnë klube që drogojnë merkaton. Po ndodhin gjëra që nuk duhej të ndodhnin. I referohem PSG, por edhe Juventusit me Ronaldon dhe Interit me Luka Modriç. Interi, që nuk ka para për të blerë lojtarë, i lejon vetës të shpenzojë kaq shumë për të marrë Modriç. Kush e di se nga i siguron këto para…”, komenton Tebas për “ABC”. Ai nuk ndalet dhe vazhdon.

“Nuk e di nëse Juventus mashtron, por duhet kuptuar më mirë operacioni Ronaldo. Sa i përket rastit të Interit me Modriç, është e qartë se ka diçka të çuditshme. Të njëjtën gjë mund të them dhe për rastin e PSG me Nejmarin. Parizienët janë si Mançester Siti: janë klube që destabilizojnë merkaton dhe mediat dhe tifozët spanjollë duhet ta kuptojnë diçka të tillë”, përfundon kreu i Ligës spanjolle të futbollit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.