Bledar Devolli mbyll bashkëpunimin me Kastriotin. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, trajneri gjirokastrit shpalosi planet e së ardhmes duke “vulosur” ndarjen e tij me ekipin krutan.
“Ky është futbolli. Jeta vazhdon. Duhet të shikojmë edhe për gjëra të tjera. Skuadra sot bëri një ndeshje shumë të mirë sot kundër Kukësit derisa morëm vesh golin e Tiranës”.
E ARDHMJA – “Kam folur dhe me presidentin. Dua të shikoj për një ekip tjetër. S’dua ta ul stekën, por shpresoj që të marr një ekip superlige tani në qershor, që të mund të ndërtoj një ekip në bashkëpunim”.
MBIJETESA – “Ishte një garë e bukur midis nesh Luftëtarit dhe Tiranës. E kam thënë dhe më parë që kemi bërë një kampionat të jashtëzakonshëm. Këta djem nuk e meritonin. U uroj gjithë të mirat çunave, jam i sigurt se do të jenë pjesë e tregut”.