Didier Deshamp po mendon të rinovojë repartin e sulmit të kombëtares së Francës. Ai që për shumë vite ka mbajtur peshën kryesore në këtë repart ka qenë Olivier Zhiru, por mosha e madhe e lojtarit (së shpejti mbush 33 vjeç) dhe aktivizimet e pakta te Çelsi ka bërë që kampioni i botës të kalojë në plan të dytë.
Zëvendësuesi i Zhiru vjen nga kampionati francez. Bëhet fjalë për sulmuesin e Lionit Musa Dembele. Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 11 gola deri më tani në kampionatin francez, ndërkohë që prej vitesh ka qenë një ndër talentet më premtues te kombëtaret e grupmoshave të “gjelave”.
Në grumbullimin për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Islandës, Deshamp do t’u japë mundësi shumë emrave të rinj për të qenë për herë të parë pjesë e kombëtares franceze. Lista e të grumbulluarëve të Francës do të bëhet publike ditën e enjte.