Dëmtimi, e ardhmja dhe dashuria për Romën: Rrëfimi unik i gladiatorit De Rosi

Daniele De Rosi është një ndër futbollistët simbol të Romës dhe të futbollit italian. Mesfushori ka shpenzuar një jetë të tërë në klubin verdhekuq, duke u shndërruar në një legjendë, i denjë për t’u krahasuar me Françesko Totin. Kapiteni i kryeqytetasve në një intervistë për mediat italiane, ka folur për disa tema, siç janë dashuria për Romën, apo se si e sheh të ardhmen e tij.

FUTBOLLI – “Kur isha i vogël, do të nënshkruaja direkt për të zhvilluar gjysmën e ndeshjeve që kam bërë deri më tani në Serie A. Ndihem i privilegjuar, kam bërë punën që dashuroj, në qytetin që dashuroj, me njerëzit që dashuroj. Fundi im është afër dhe kjo gjë rëndon, sidomos në këtë moment që jam i dëmtuar, ku kam kuptuar se çdo të thotë të jesh larg skuadrës. E di se do të lëndohem kur të tërhiqem përfundimisht, pas 6 muajsh, një viti, apo tre viteve…

DËMTIMI – “Ky është dëmtimi më i rëndë që kam pësuar në karrierë. Kam pësuar një dëmtim të rëndë dhe të rrezikshëm për moshën time (35 vjeç). Kam filluar të vrapoj, por nevojitet kohë për t’u rikuperuar plotësisht dhe jam shumë mbrapa.

JUVENTUS – “Kemi shumë presion kohët e fundit dhe ndodhemi në një moment delikat, sepse e dimë që jemi të gjithë në monitorim, përfshirë dhe trajnerin. E dimë që duhet të bëjmë më mirë, sesa kemi bërë deri më tani. Duam të zhvillojmë një ndeshje të madhe kundër Juventusit, më shumë për veten tonë, sesa për rëndësinë e ndeshjes. Nëse futemi në detaje, e dimë mirë që presion ka dhe për kundërshtarin, që është më i forti që ekziston.”

E ARDHMJA – “Ëndërroj të bëhem trajner. E di që një gjë e tillë të kërkon të mendosh për gjithçka, por ajo që më frikëson më shumë është  fakti që duhet të bëj 100 intervista në javë. Babai im më thotë se është bukur të bëhesh trajner, por nuk mund të quhet punë e mirëfilltë. Ai është një maestro, sepse nuk ka pasur kurrë ambicien për t’u bërë si Guardiola, Saki, apo Murinjo. Mund të mësoj shumë gjëra nga ai, sidomos faktin se si mund të jesh pjesë e një pune të përditshme. Nuk e di nëse do të jem i aftë ta bëj, por do të informohem duke udhëtuar dhe do të studioj për të mësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online