Del Piero: Higuain s’do t’ia falë Juves, ai kërkon hakmarrje

Alesandro Del Piero ka komentuar situatën e largimit të Gonzalo Higuain nga Juventusi gjatë merkatos së kësaj vere. Legjenda e kampionëve të Italisë tha se argjentinasi nuk e ka përjetuar mirë vendimin e Juves për ta shitur atë dhe se është i bindur se sulmuesi argjentinas do të kërkojë të hakmerret ndaj ish-ekipit të tij.

“Ai bëri një sezon shumë të mirë me Juventusin, por në fund u shit. Mendoj se ai nuk e përjetuar mirë këtë dhe se do të kërkojë të hakmerret ndaj ish-ekipit. Te Milani ka gjetur ambientin e duhur. Sa herë që shënon të gjithë lojtarët nisen për të përqafuar. Milani ka shumë nevojë për golat e tij, por edhe për faktin se ai është një lider”, tha Del Piero për “Sky Sports”

Në dy sezonet që Higuain luajti me “zonjën e vjetër”, ai shënoi 30 gola në 64 aktivizime në Serie A, si dhe 10 gola në 22 ndeshje në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online