Dy vite mungesë te “Seleçao”, sulmuesi i Totenhemit merr ftesën e shumëpritur

Kombëtarja e Brazilit do të luajë në gjatë kësaj jave dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite dhe Argjentinës. Një dëmtim në grumbullim i sulmuesit anësor të Gremios, Everton, ka bërë që trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite,  të rikthejë një emër që mungonte prej kohësh në listat e grumbullimit të kombëtares braziliane.

Bëhet fjalë për Lukas Mourën, i cili ka lënë pas sezonin katastrofik që kaloi te PSG-ja (vetëm 72 minuta gjatë të gjithë vitit) dhe po shkëlqen në Angli, ku aktivizohet rregullisht si titullar te skuadra e  Totenhemin.

Paraqitja e fundit e 26-vjeçarit me Brazilin daton në qershorin e 2016-ës. Pas momentit të keq që Moura kaloi te PSG-ja, shumë vetë menduan se ai e kishte mbyllur njëherë e përgjithmonë “kapitullin” e tij me  kombëtaren braziliane, por në fund Moura ja doli të tregojë se mbetet një lojtar tepër cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online