De Ligt zgjedh ekipin e ri, e konfirmojnë familjarët dhe drejtuesit e Ajaksit

Matijs De Ligt është padyshim një ndër emrat më të përfolur prej kohësh. Holandezi, kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, të cilat duan të kenë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Spekulimet kanë qenë të shumta për destinacionin e ardhshëm të De Ligt, por ende nuk ka pasur asgjë zyrtare. Gjithsesi, së fundmi mediat në Holandë dhe Spanjë, kanë raportuar se e ardhmja e kapitenit të Ajaksit do të jetë te Barcelona.

Sipas mediave, drejtues të klubit holandez si dhe familjarë të De Ligt kanë pranuar se 19-vjeçari do të kalojë në radhët e klubit blaugrana, njësoj si shoku i tij i skuadrës, Frenki De Jong. Transferimi thuhet të kapë shifrën e 70 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online