BBS Security, stërvitje speciale për kombëtaren dhe Superioren

Shqipëria përballet me Turqinë më 22 mars në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që si zakonisht në stadium do të ketë forca sigurie private. BBS Security është kompania e kontraktuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe po bëhet gjithashtu gati për atë sfidë.

Në stadiumin “Selman Stërmasi”, oficeri i sigurisë, Naim Dani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë zhvilluar një trajnim me stjuartët. Këshilla specifike për ta, nisur edhe nga pozicionet që do të mbulojnë në stadium.

Këshilla të shumta për ata që qëndrojnë në zonën teknike të stadiumet, sikurse edhe për ata që rrinë pranë dyerve dhe në tribunat e tifozëve. Vetë z. Dani ka trajnuar me kujdes stjuartët për  mbrojtjen e arbitrave.

Ushtrime të ndryshme dhe sulme të “simuluara” ndaj zyrtarëve të ndeshjeve, në mënyrë që forcat e sigurisë të jenë të gatshëm për çdo situatë të mundshme. Sigurisht në ndeshjet e kombëtares problematika të tilla nuk është se shfaqen, por BBS bashkëpunon edhe me disa klube të Superiores dhe nisur edhe nga ngjarja e ndodhur në Kamzë, trajnimi i stjuartëve është i domosdoshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online