Darmian: Pres një ftesë nga Mançini, Italia më mungon

Ardhja e Zhoze Murinjos në krye të stolit të Mançester Junajtid ka sjellë jo pak probleme për mbrojtësin italian Mateo Darmian.

Tekniku portugez preferon Antonio Valencian dhe Eshli Jang, ndërsa së fundmi në skenë ka hyrë dhe talenti portugez, Diego Dalot. Është e qartë që e ardhmja e 29-vjeçarit nuk është më te “djajtë e kuq” dhe këtë ai e bën të qartë në një intervistë për të përditshmen “Gazzeta Dello Sport”.

KOMBËTARJA – Darmian nuk fshihet aspak, për të është e qartë. Nuk ka shumë vite në dispozicion dhe i duhet të rikthehet sa më shpejtë në kombëtare:  “Rikthimi te përfaqësuesja italiane është objektivi im. Mançini nuk më ka thërritur kohëve të fundit, por shpresoj ta bëjë këtë në të ardhmen”.

RIKTHIMI NË SERIE A – “Më duhet ta pranoj që më mungon shumë kampionati italian. E di që ndodhem në një prej klubeve më të mira në botë dhe kjo gjë më bën krenar, por Italia është vendi im dhe unë e dua atë”, përfundoi Darmian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online