Trajneri i Kukësit, Armando Cungu ka folur para ndeshjes kundër Teutës, një sfidë shumë e rëndësishme për verilindorët. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Cungu tha se llogaritë tashmë dihen dhe sa i takon titullit kampion, skuadra ende nuk është dorëzuar. Mes të tjerash, numri një i pankinës së Kukësit tha:
DIFERENCA NË KRYE – “Kemi qenë dhe 12 pikë para dhe të gjithë mendonin se u mbyll kampionati, po u afruam me tri pikë. Edhe diferenca e tanishme nuk tregon asgjë. Ne thjesht duhet të bëjmë maksimumin dhe të marrim sa më shumë pikë”.
REXHINALDO – “Do e shohim nesër para ndeshjes, nuk dua të flas para kohe. Kemi dhe një ditë stërvitje dhe do të shohim. Nuk e kam vendosur ende kush do të luajë, por ndoshta Rexhinaldo do të luajë me Shkurtajn në sulm.
KUNDËRSHTARËT – “Llogaritë janë të thjeshta për ne, duhet të luftojmë shumë për të arritur atë që synojmë. Nuk na interesojnë kundërshtarët, por shohim vetëm kampionatin tonë. Duhet të bëjmë gjithmonë vetëm maksimumin”,- u shpreh Cungu.