Champions mbyll fazën e “nxehjes”, ja 16 “të diplomuarit”

Me përfundimin e sfidave të mbrëmjes së sotme është mbyllur përfundimisht dhe faza e grupeve e UEFA Champions League. Tashmë janë konfirmuar 16 ekipet që kanë kaluar më tej dhe do të formojnë çiftet e 1/8-ave pas hedhjes së shortit.

Sukses madhor mund të quhet kjo fazë për ekipet angleze, teksa të katërta klubet nga ishulli kanë arritur të kalojnë për më tej. Nga ana tjetër, italianet nuk kanë dalë fort të kënaqura nga kjo fazë, ku Napoli dhe Interi iu desh të përshëndeteshin me Championsin, për të kaluar në Europa Ligë.

Si koka grupesh kanë dalë ekipe si: Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bajern, Mançester Siti, Real Madrid, Juventus. Ekipet e sipërpërmendura do të ndeshen me një nga vendet e dytë, përveçse përplasjes së ekipeve nga i njëjti shtet.

Në vendet e dyta po ashtu ka disa ekipe të forta, të cilat mund të përcaktojnë duele “zjarri” që në këtë fazë, pasi ndodhen ekipe si, Atletiko Madrid, Totenhem apo Liverpul e Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online