Champions League shpërndan 2 miliardë €, ja sa marrin klubet italiane

Me kalimin e viteve, shuma e parave që shpërndan UEFA për klubet që marrin pjesë në kompeticionet e Champions League dhe Europa League sa vjen e rritet si pasojë e të ardhurave të shtuara nga shitja e të drejtave televizive dhe nga marrëveshjet e marketingut.

Këtë vit UEFA ka deklaruar se për herë të parë në histori, për klubet pjesëmarrëse në Champions League do të shpërndahen mbi dy milionë euro. Në një analizë të sajtit italian “calcioefinanza.it”,  është llogaritur sesa është shuma minimale që përfitojnë klubet italiane që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Juventus, Napoli, Roma dhe Inter kanë të garantuar 15,3 milionë euro vetëm për pjesëmarrjen, ndërsa më pas atyre u ndahet shuma që paguan kompanitë italiane për të drejtën televizive, ekipi që avancon më shumë në Champions fiton më shumë nga fondi i të drejtës televizive, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave vijnë nga renditja historike, një risi e UEFA –s prej të cilës klubet që kanë përformuar mirë gjatë viteve të fundit përfitojnë më shumë para.

Klubi                                                                    Të ardhurat nga Champions

Juventus                                                               58 milionë euro

Napoli                                                                   40 milionë euro

Roma                                                                    36 milionë euro

Inter                                                                      38 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *