Çështja “Diego Kosta”, shumë paqartësi për të ardhmen

Atletiko e Madridit e ribleu Diego Kostën në janarin e vitit 2018 nga Çelsi për 56 milionë euro, plus bonuset në varësi të paraqitjeve të lojtarit. Pas gati një viti e gjysëm në Madrid, ekperienca e dytë e spanjollit në këtë klub është jashtë çdo pritshmërie dhe kjo situatë ka sjellë hije largimi.

Diego Simeone, trajneri i “Los Colchoneros” është shprehur para pak kohësh se 30-vjeçari do të jetë edhe vitin e ardhshëm pjesë e skuadrës. Megjithatë, mendim krejt të kundërt kanë drejtuesit e klubit. Ata janë ngopur nga sjelljet e pahijshme në fushë dhe dëmtimet e shpeshta dhe synojnë ta nxjerrin në shitje.

Ky objektiv i drejtuesve nuk duket aspak i lehtë. Kosta tashmë është 30 vjeç. Atletiko ka paguar 56 milionë euro kesh deri tani, ndërsa 10 milionët e tjera muk janë paguar ende pasi ai nuk i ka përmbushur akoma objektivat e shënuar në kontratë. Është gati e pamundur që ai të shitet me të njëjtën vlerë që është shitur.

Deri tani nuk e ka kërkuar askush dhe nuk dihet nëse do ndodhë kjo. Performancat e tij edhe kur ka luajtur nuk kanë qenë aspak bindëse. Në gjithë sezonin ai regjistron 3 gola dhe 3 asiste. Shifra aspak të denja për dikë që ka kushtuar aq shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online