Nejmar: Barcelonën e dua ende, ka “mëkatarë” më të mëdhenj se unë

0

Nejmar Zhunior u kthye pas atij dëmtimi të gjatë që e la tre muaj jashtë fushave. Në një intervistë për “Fox Sports”, e para për të pas rikthimit, braziliani është “zbrazur”, duke iu përgjigjur çdo kritike apo pyetjeje të nxehtë që “brente” mendjet e gazetarëve dhe jo vetëm.

27-vjeçari kritikat e marra në lidhje me udhëtimet e shpeshta në Brazil gjatë periudhës së riaftësimit, i konsideron të ekzagjeruara. Thotë se nuk ka “vdekur” dashuria për Barcelonën dhe ka marrëdhënie shumë të mira me ish-shokët e skuadrës. E vetmja arsye e largimit nga katalanasit sipas tij, është ideja e një ekperience më sfiduese. Tha edhe dy fjali për nofkën “simuluesi”, që e mban prej kohësh.

“Kritikat në lidhje me udhëtimet në Brazil janë të ekzagjeruara. Unë mund të ecja dhe vija nga një periudhë dymujore trajtimi. Lojtarët aktualë apo të mëparshëm, që më kritikojnë, mund të kenë bërë mëkate më të mëdha se ky.”

“Largimi nga Barcelona ishte një sfidë për të kërkuar vështirësi të reja. Kam akoma dashuri për atë klub dhe jam në kontakte me shokët e mi atje. U largova sepse ndjeva se duhet të provoja diçka më të vështirë.”


“Unë jam simulues? U dëmtova sepse vazhdova lojën pas faulleve të njëpasnjëshme të kundërshtarit dhe pastaj më kritikuan se nuk rashë në tokë”, u shpreh Nejmar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.