Një muaj pa paguar, anulohet ndeshja e grevistëve

Në Shqipëri futbollistët janë të pambrojtur dhe as u shkon ndërmend të bëjnë grevë edhe kur nuk paguhen prej fillimit të sezonit, por një shembull perfekt se si veprohet në raste të tilla na vjen nga Anglia.

Boltoni ka krizë financiare prej muajsh dhe nuk u ka paguar ende lojtarëve muajin mars.

Kjo ka bërë që gjithë ekipi të deklarojë bojkot për 2 ndeshjet e fundit të kampionatit, që janë pa vlerë gjithsesi, sepse Bolton ka rënë nga divizioni i dytë anglez.

Lajmi ka alarmuar federatën angleze, që ka vendosur të anulojë ndeshjen e fundjavës Bolton-Brentford.

Bolton do të kalojë para organeve disiplinore dhe pritet gjobë e rëndë, ndërkohë që e ardhmja është e zezë, sepse rrezikohet falimentimi. Një tjetër lajm i hidhur për futbollin britanik, ku jo gjithçka është aq e bukur sa duket, por ligjet janë ligje dhe duhen respektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online