Çelsi “shtang” Realin, hyn në garë për yllin e mesfushës

Çelsi prej kohësh është në kërkim të një mesfushori, i cili të marrë përdore blutë në krijimin dhe finalizimin e aksioneve. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, duke nisur nga Nikolo Barela, apo dhe Paredes, por gjithsesi, Sarri kërkon një mesfushor, i cili si përparësi të ketë, sulmin dhe jo mbrojtjen.

Për këtë arsye, së fundmi mediat angleze kanë nxjerrë në dritë emrin e Kristian Eriksen. Mesfushori danez, ka dhe një vit kontratë të mbetur me Totenhemin dhe rinovimi është refuzuar nga ana e tij. Sidoqoftë, problemi kryesor i bluve të Londrës pritet të jetë Reali i Madridit, që prej kohësh e ka në krye të listës së dëshirave 26-vjeçarin.
Kujtojmë, Kristian Eriksen aktivizohet prej verës së vitit 2013 me “gjelat”e Londrës, kohë kur u lagua nga Ajaksi i Amsterdamit për shifrën e 13 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online