Tre vite spektator, portieri i Realit transferohet tek El Loco

Reali i Madridit e hapi merkaton e janarit me zyrtarizimin e blerjes së Brahim Diaz nga Mançester Siti, ndërkohë në dalje ende nuk ishte larguar asnjë lojtar, të paktën deri ditën e sotme, pasi tashmë është zyrtarizuar dhe largimi i parë.

Kiko Kasija është lojtari më i ri i Lids Junajtid. Portieri, i cili u ble nga Espanjoli verën e vitit 2015 për 6 milionë euro, nuk arriti të bëhej thuajse asnjëherë protagonist me fanellën e “Los Blancos”. Ardhja këtë sezon e Tibo Kurtua, e shndërroi në portier të tretë dhe largimi ishte i pashmangshëm.
Tashmë, 32-vjeçari do të vijojë karrierën e tij në Angli me ekipin e Lidsit, që drejtohet nga Marselo Bielsa. Detajet e transferimit ende nuk janë publikuar, por largimi i portierit është zyrtarizuar edhe nga klubi i Realit, të cilët kanë nxjerrë një njoftim në sajtin zyrtar të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online