Mauricio Sarri e filloi siç duhej eksperiencën e tij të parë në futbollin anglez, pasi në muajt e parë skuadra e Çelsit qëndroi shumë pranë ekipeve të kreut. Megjithatë, muajt në vazhdim do të rezervonin një situatë krejt ndryshe për trajnerin italian.
Tani Çelsi është në prag të katastrofës. Klubi londinez po shfaq prej javësh paraqitje të habitshme dhe është e qartë se kemi të bëjmë me një problem shumë të madh midis trajnerit dhe lojtarëve, ashtu siç ndodhur me parë në sezonet e fundit të Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes, të dy këta trajnerë u pushuan një vit pasi u shpallën kampion.
Ndërkaq, problemet e londinezëve nuk janë vetëm te paraqitja e dobët e skuadrës. E ardhmja duket shumë e zymtë, pasi ylli i skuadrës Eden Hazard është shumë pranë largimit. Këtë e fakton dhe refuzimi i ofertave të njëpasnjëshme që ia bërë sulmuesit për të rinovuar kontratën që mbaron pas një sezoni i gjysmë.
Sikur të mos mjaftonte situata e komplikuar e Hazard, Çelsi ka dhe një përplasje madhore me FIFA-n. Sipas shtypit britanik, FIFA do ta dënojë Çelsin me një pezullim të merkatos së verës ose janarit të 2020-ës. Arsyeja për këtë është nënshkrimi i kontratave me lojtarë minoren, diçka për të cilin Barcelona u dënua në verën 2020-ës.