VIDEO | Soue shkëlqen në Bullgari, vjen goli i parë për këtë vit

Ali Soue arriti ta bindë CSKA-në e Sofies për gjashtë muaj, pasi në janar klubi bullgar e bleu sulmuesin nga Gambia për shumën e 350 mijë eurove. Ish-futbollisti i Skënderbeut ka gjetur golin e parë për këtë sezon, teksa shënoi në fitoren 2-1 që skuadra e tij regjistroi kundër Botev Vratsa.

Sulmuesi 24-vjeçar u tregua i saktë pas një harkimi në zonë dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Ishte fillimi i pjesës së dytë dhe Soue me golin e realizuar i dha avantazhin e dyfishtë CSKA Sofies. Ky është goli i katërt sezonal për sulmuesin në kampionat.

Bullgarët renditen në vendin e dytë në kampionat, me pesë pikë diferencë nga Ludogorets. Synimi është titulli kampion dhe Ali Soue e di si fitohen trofetë. Në Shqipëri me Skënderbeun ai triumfoi në Kupë dhe kampionat, ndërkohë që rrëmbeu edhe “Këpucën e Artë” me 21 gola të realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online