Bonuçi dhe largimi i tij: Alegri ishte një nga problemet

Leonardo Bonuçi te Milani, ky ishte lajmi që tronditi merkaton verore në Itali, ndërsa ka kohë që mediat mundohen të zbulojnë arsyet reale të largimit të mbrojtësit nga Juventusi.

Tani, në një intervistë në Gazzetta dello Sport Bonuçi shpjegon gjithçka.

“Marrëdhënia ime me Juventusin ishte shkërmoqur prej kohësh, divorcin e dëshironim të dyja palët. Ishte një mbyllje natyrale e raportit.

” Alegri? Kam luajtur gjithnjë me të, çka tregon se isha i rëndësishëm për të. Nuk kam pasur asnjë problem me të, edhe pse është e qartë që disa situata kanë pasoja dhe secili merr përgjegjësinë e vet.

“Tribuna në Porto, me mënjanimin në një stol në tribunë? Ai ishte episodi më i bujshëm, që ra në sy, por në realitet ishte vetëm pika që bëri të derdhej gota. Ka pasur situata të ngjashme, por kthehej paqja, ndërsa pas Portos mori fund. A do kisha qëndruar pa Alegrin? Me sikur dhe nëse nuk shkohet gjëkundi”.

“Milani? Sfidë tërheqëse, projekt ambicioz. Fishkëllima në Torino? Kam dhënë gjithçka për ngjyrat bardhezi, nuk ndihem as tradhtar e as mercenar. Në më fishkëllejnë ose ofendojnë, do karikohem edhe më shumë, ashtu si më ndodhte kur ma bënin atë gjë kundërshtarët kur luaja për Juven”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online