Largimi i mundshëm i Gjokës, revoltë te tifozeria kuksiane

Para pak ditësh nëpër rrjetet sociale tifozët e Kukësit kishin një kërkesë për klubin: stadium modern, me parametra të tillë që ndeshjet europiane të luhen në Kukës.

Askush nuk mendonte tërmet në krye të skuadrës, por tashmë kanë dalë sërish në sipërfaqe zërat për largimin e Ernest Gjokës.

Trajneri kampion është pa kontratë dhe te Kukësi duket qartë që ka një qëllim për ta larguar, ndaj edhe dalin prej javësh zërat për afrimin e Skënder Gegës.

Megjithatë, klubi në këtë pikë ka kundër tifozët. Faqja Tifozat Kuksianë në Facebook ka dalë me një qëndrim të ashpër, duke kërcënuar me bojkot, ndërsa gjithë komentet e tifozëve kanë qenë në të njëjtën linjë, duke dalë kundër klubit.

Të hënën ose të martën do të mësohet gjithçka, sepse pritet një takim Gjici-Gjoka, por situata nuk duket pozitive dhe trajneri duket qartë që nuk është i preferuar për krerët e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online