Raboshta lë Shqipërinë, e pret kontrata në Turqi

0

Jasmin Raboshta lë futbollin shqiptar, për një aventurë në Turqi.

Sulmuesi shkodran, makineri golash në Shqipëri, me 62 gola në 4 vitet e fundit, tashmë nis një aventurë të re, për të provuar veten në futbollin që ia vlen.

Shumë gola në Kategorinë e Parë, por pak hapësirë në Superiore, e kanë deturuar 27-vjeçarin të largohet, ndërsa është fotografuar në aeroportin e Adanasë me menaxherët e kompanisë që po mundëson transferimin.

Klubi do të mësohet pas pak ditësh, Raboshta me shumë mundësi do të luajë në divizionin e dytë turk, kampionat shumë cilësor, por edhe i pasur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.