Bllokadë Realit për Martinez, prapaskena Konte-Murinjo

Reali i Madridit ka emëruar Santiago Solarin si trajner të përkohshëm. Në Spanjë janë të shumtë zërat që shohin Antonio Konten si teknikun e ardhshëm. Por ka edhe opsione të tjera dhe një nga emrat e lakuar është ai i Roberto Martinez.

Trajneri i Belgjikës është nën kontratë dhe reagimi i Federatës Belge të Futbollit ka qenë i menjëhershëm. Zëdhënësi për shtyp i federatës, Stefan Van Lok, e ka bërë të qartë se Martinez mund të largohet vetëm pas bisedimeve  me federatë,

“Nuk kemi komente mbi kontratën që federata ka me bashkëpunëtorët e saj, sepse të dhënat i konsiderojmë private. Nëse një klub dëshiron të kontaktojë me zotin Martinez, më parë duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën Belge të Futbollit”, është shprehur Van Lok.

OPSIONI MURINJO – Nga Italia raportohet se një tjetër pistë është ajo e Zhoze Murinjos. Sipas “Gazetta dello Sport”, portugezi mund të rikthehet në krye të spanjollëve. Por nuk mbyllet me kaq, pasi Antonio Konte do ishte ai që do e zëvendësonte “Special One” në krye të Mançester Junajtid.

Kjo lëvizje do të kënaqte Pol Pogba, i cili ka punuar me trajnerin italian gjatë periudhës që është aktivizuar me Juventusin. Por ka edhe nga ata që do të rrudhnin buzët, si për shembull sulmuesi Romelo Lukaku. Belgu zgjodhi Junajtid para Çelsit dhe një nga arsyet ishin skemat mbrojtëse të trajnerit Antonio Konte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online