Benfika është minierë talentesh, tre gjigantë në betejë për yllin e mesfushës

Benfika është kthyer në një minierë talentesh, që shihen me shumë kujdes nga gjigantët e futbollit evropian për të përforcuar skuadrat e tyre. Gedson Fernandes është një nga yjet e lindur në skuadrën e shqiponjave. Është bashkuar që në moshën 10-vjeçare me Benfikën dhe njëkohësisht ka luajtur edhe në të gjitha grupmoshat e Portugalisë. Ka debutuar edhe me ekipin e parë kombëtar, ku regjistron dy paraqitje.

Totenhem, Mançester Junajtid dhe Liverpul janë tre ekipet, që kanë shprehur interes konkret për talentin 20-vjeçar. Junajtid dhe Liverpul e kanë shprehur edhe më parë pëlqimin e tyre për mesfushorin, megjithatë “Spurs” e kanë më seriozisht dhe kanë ndërmarrë një operacion për ta blerë Gedson Fernandesin.

Sipas “Daily Mirror”, londinezët janë gati të paguajnë 35 milionë paund për mesfushorin. Kjo pritet të jetë vetëm shifra hapëse e ankandit për talentin, me Junajtid dhe Liverpul që do të futen më seriozisht në luftë për të. Gjithsesi edhe Totenhem ka plot para për të bërë merkato, pasi në dy të kaluarat nuk ka transferuar asnjë lojtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online